INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Rikthehet romanca, Sara Hoxha surprizohet nga Erik Fullani për ditëlindje?

Rikthehet romanca, Sara Hoxha surprizohet nga Erik Fullani për ditëlindje?

Publikuar më: 11:32 01-07-2026

Sara Hoxha ka festuar më 19 qershor ditëlindjen e saj të 34-të, një ditë e shënuar me dhurata dhe surpriza të shumta.

Së fundmi, ajo ka ndarë në InstaStory një imazh ku shihet ambienti i shtëpisë i mbushur me buqeta të mëdha lulesh, të vendosura poshtë televizorit dhe në hapësira të ndryshme të sallonit.

Sipas “Prive By Liberta Spahiu”, lulet e shumta dyshohet se janë të gjitha dhuratë nga partneri i saj, Erik Fullani.

Në foton e publikuar, Sara ka shtuar edhe një mbishkrim me humor: “Si të mbijetosh në 40 gradë? Po jua tregoj unë…”, duke treguar se ditëlindjen e ka kaluar në ambientin e shtëpisë mes surprizave.

Dhurata vjen në një moment kur përflitet për një rikthim të marrëdhënies mes tyre, pas një periudhe të shkurtër distancimi që u komentua gjerësisht në media.

Vetëm pak ditë më parë, Sara Hoxha dhe Erik Fullani u vunë re duke rikthyer ndjekjen reciproke në rrjetet sociale, një sinjal që u interpretua si pajtim mes çiftit pas një krize të përfolur.

\"survive.jpeg\"