INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet moti i vranët dhe me shtrëngata! Ja kur nisin reshjet e shiut

Rikthehet moti i vranët dhe me shtrëngata! Ja kur nisin reshjet e shiut

Publikuar më: 10:28 16-06-2020

Moti këtë të martë do të jetë me alternime vranësirash dhe rrebeshe shiu që do të shoqërojnë pjesën më të madhe të vendit që orët e para të mëngjesit.


Kjo situatë vijon deri pas mesditës duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Në mbrëmje vranësirat dhe reshjet e pakta do të mbeten në zonat malore.


Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Berat, Vlorë reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare dhe të shoqërohen me shtrëngata.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen më të paktën 2°C në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 10°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim i ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836