INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet grupi i famshëm mbas plot 35 vitesh !

Rikthehet grupi i famshëm mbas plot 35 vitesh !

Publikuar më: 18:46 27-04-2018
Kush nuk e di këngën Mamma Mia dhe Gimme Gimme Gimme? 
 
Grupi i famshëm suedez ABBA, kanë njoftuar se do të ribashkohen dhe do të bëjnë muzikë të re për ne për herë të parë pas 35 vitesh.
 
abba_1.jpg
 
Duke postuar një deklaratë në llogarinë zyrtare të ABBA në Instagram, grupi shkroi: 
"Vendimi për të ecur përpara me projektin emocionues të turneut ABBA erdhi si pasojë e mendimit të përbashkët se pas rreth 35 vitesh, mund të ishte kënaqësi të bashkonim përsëri forcat dhe të shkonim në studio regjistrimi.
Dhe ne e bëmë. Ishte sikur koha të mos kishte kaluar, sikur kishim qenë larg vetëm për një festë të shkurtër.
Një përvojë jashtëzakonisht e lumtur! "
 
Ata gjithashtu shtuan se janë të vetdijshëm për moshën e tyre dhe kohën që kanë kaluar pa projekte të reja, ama janë të sigurtë se puna e tyre do të vije si një frymë e re dhe e freskët.
Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098