INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet filmi i famshëm ''SCARFACE'', por kush do jetë Tony Montana? Zbulojeni tani! [FOTO]

Rikthehet filmi i famshëm ''SCARFACE'', por kush do jetë Tony Montana? Zbulojeni tani! [FOTO]

Publikuar më: 20:31 29-08-2018

Saga për ribërjen e filmit të famshëm “Scarface” vijon. Është regjistori Antoine Fuqua i filmit The Equalizer që shprehet se po mendon seriozisht për përshtatjen e filmit me një histori moderne.

“Skenari është i thjeshtë. Një burrë i varfër që do të ketë gjithçka. Dhe nuk ndalet në asnjë moment, pavarësisht kush i del përpara”, ka thënë Fuqua.

Thashethemet kanë qarkulluar për rolin kryesor. Fillimisht u tha se aktori meksikan Diego Luna mund të jetë Tony Montana i ri. Por së fundi flitet se roli i është propozuar edhe Denzel Washington. 

dz.jpg

Ky i fundit spekulohet se ka thënë “Atë rol e ka vulosur Al Pacino dhe s’diskutohet më”.

Historia e një gangsteri që arrin të bëhet bos i drogës është transplantuar nga Majemi në Los Angeles-in modern dhe regjisori Fuqua do të angazhohet me të mbaruar post-produksionin e Equalizer 2. Xhirimet për filmin e ri pritet të nisin në 2019-ën.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107