INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet çështja e klandestinëve -  Kapen 6 mijë sirianë, arrestohet shqiptari që i ndihmonte

Rikthehet çështja e klandestinëve - Kapen 6 mijë sirianë, arrestohet shqiptari që i ndihmonte

Publikuar më: 12:13 26-03-2016

Vihet përsëri në qendër të vëmëndjes çështja e emigrantëve.  6 shtetas Sirianë janë ndaluar në tentativë për të kaluar kufirin e gjelbër në Kakavijë, ndërkohë që ka rënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar, i cili mendohet se po ndihmonte klandestinët. I arrestuari është Zija Çollaku. Mësohet se klandestinët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe 47-vjeçari i kishte shoqëruar ata nga Delvina, në këmbim të 300 eurove. Klandestinët u ndaluan gjatë patrullimit të kufirit nga policia kufitare e Kakavijës. Ata u pikasën nga kamerat termike.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393