INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen sërish hesapet e vjetra, Tayna nuk e kursen Feron dhe i jep

Rikthehen sërish hesapet e vjetra, Tayna nuk e kursen Feron dhe i jep "shuplakën" e fortë

Publikuar më: 13:29 13-12-2022

Doruntina Shala e njohur ndryshe si Tayna, disa ditë më parë u rikthye në gjendjen e saj të fillimit të karrierës. Po, më “e egër” dhe me diss-a për kolegët e saj. Në Instagramin e saj ajo ka postuar një “Beatbox Freestyle” i cili duhet thënë, ishte i mbushur me diss-a.

E këto diss-a nuk kanë kursyer as Feron. Në një vargj, ajo e ka krahasuar shpeshtësinë e hiteve e saj me herët që reperi ka ngrënë dajak.

“…shoferi kur m’i bjen n’mercedes po knon si mero, unë pare boj për çdo ditë, pra sa herë han dajak **** (pe dini)….”

Ndonëse emrin nuk e ka thënë, nga rima kuptohet qartë që e ka për Fero Ferën.

Kujtojmë që disa kohë më parë Fero dhe Arbenita u përfolën kudo në rrjet se ishin ndarë. Në lidhje me gjithë situatën e tyre më herët ka reaguar edhe Fero. “Live” në Instagram, duke përdorur nota tallëse dhe ironike, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt.

Madje ai vazhdoi me ironinë duke thënë se do t’i dedikojë 10 këngë asaj. Shkak për ndarjen e dyshes duket se u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi.

Modelja realizoi trendin viral të Neymar në TikTok, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj.

Fill pas kësaj u vu re që dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale.

Kujtojmë që Fero dhe Arbenit janë prindër të një vajze gjithashtu, që quhet Nina.

Article Logic
Execution time: 0.0018270015716553