INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen maskat, grabisin furgonin dhe mijëra euro

Rikthehen maskat, grabisin furgonin dhe mijëra euro

Publikuar më: 09:31 25-09-2018

Rikthehen maskat në Shqipëri. Sipas të dhënave të uniformave blu, tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një furgon që sapo kishte mbërritur nga Italia. Mësohet se personat kanë marr një çantë, brenda së cilës thuhet se kishte para. Grabitja u shënua në zonën e Skelës në Vlorë rreth orës 9 të mëngjesit.
Ndërkohë sipas informacioneve të fundit mësohet se në çantë ka patur rreth 5 mijë euro.
Furgoni ku u grabit çanta bënte linjën e Shqipërisë me Italinë.
Policia e njoftuar për ngjarjen ka nisur hetimin për të zbardhur grabitjen dhe për të zbuluar autorët të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232