INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rike Roçi nxjerr zbuluar dhe tregon sekretin e produksionit të Big Brother? Tregon ç’bëhet pas kamerave

Rike Roçi nxjerr zbuluar dhe tregon sekretin e produksionit të Big Brother? Tregon ç’bëhet pas kamerave

Publikuar më: 13:32 29-03-2024

Aludimet se banorët e BBV3 ,nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale qarkulloi në rrjet, ku Ilnisa i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi.

Videoja hodhi dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë. Por shpeshherë kanë qenë vetë banorët të cilët e kanë pranuar se komunikojnë me familjarët jashtë kamerave.

Në një bisedë të zhvilluar mes Rikes, Rozës dhe Julit pranë pishinës, Rikja iu ka treguar atyre se ka dashur të largohet nga shtëpia pas zënkës me Meritonin, por ka qenë mamaja dhe motra e saj që e kanë bindur të mos e bëjë.

Por ky takim mes tyre nuk ka ndodhur në asnjë Prime deri sot dhe nuk është transmetuar askund, duke hedhur dyshime se ato mund të jenë takuar me kamera të fikura.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381