INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna rikthen trendin e famshëm dhe me siguri do e provojnë dhe vajzat SHQIPTARE [FOTO]

Rihanna rikthen trendin e famshëm dhe me siguri do e provojnë dhe vajzat SHQIPTARE [FOTO]

Publikuar më: 17:55 04-10-2018

Rihanna është një super yll me më ndikim në skenën muzikore dhe jo vetëm. RiRi duket se tashmë po fokusohet më shumë tek biznesi sesa tek muzika. Pas produkteve kozmetike, këngëtarja ka lançuar edhe linjë veshjesh. Ndërsa së fundmi ka hedhur në treg edhe linjën e të brendshmeve seksi ‘Savage X Fenty’. 30 vjeçarja shpesh i reklamon edhe vetë me anë të postimeve në Instagram dhe çdo veshje e saj kthehet në trend për të gjitha femrat në botë.

Së fundmi këngëtarja ka zgjedhur të vishet nga koka tek këmbët me print gjarpri. Mbi të gjitha më shumë tërheq vëmendjen kapelja e saj në formë kove. Këto kapele vite më parë kanë qenë shumë trend dhe përdoreshin shumë, jo vetëm në verë por edhe në dimër.

Megjithatë prej vitesh këto lloj kapelesh janë lënë në harresë, duke qenë se ka qenë mbizotërues një lloj trendi tjetër. Por pasi Rihanna u shfaq me këtë kapele në kokë, është e sigurt se ato do të rikthehen sërish në modë. Ndoshta nuk i keni shumë të preferuara, por nëse mësoni si t’i kombinoni mund të duken shumë bukur.

RIR.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488