INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna reagon për herë të parë pas akuzave për fyerje të fesë islame!

Rihanna reagon për herë të parë pas akuzave për fyerje të fesë islame!

Publikuar më: 18:32 06-10-2020

Rihanna ka thyer heshtjen dhe ka kërkuar falje pasi u akuzua për fyerje të fesë islame.

Në një reagim në rrjetet sociale, këngëtarja shprehet se ka qenë një veprim pa qëllim të keq, duke shtuar se është e lënduar nga ajo që ka ndodhur.


E vetëdijshme për zemërimin që ka shkaktuar te të gjithë besimtarët e kësaj feje, Riri shkruan:

“Unë do të doja të falenderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madhe që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim. Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona muslimanë, dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin.”

IMG-20201006-WA0013.jpg

Kujtojmë….

Këngëtarja nga Barbadosi pak ditë më parë ka prezantuar linjën e re të veshjeve intime! Riri, është siguruar që shfaqja e radhës së Savage X Fenty, të shkojë përtej imagjinatës sonë.

Siç vetë ylli i pop-it shkruan, prezantimi i këtij viti ka qenë sfidë për atë dhe për gjithë skuadrën, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.


32-vjeçarja po përballet me shumë reagime nga interneti pasi ajo është akuzuar për mosrespektim të vlerave të Islamit duke përdorur një këngë që ka vargje të Hadithit.


Kënga quhet ‘Doom’ dhe është krijuar nga një producent me qendër në Londër, i quajtur Coucou Chloe më shumë se dy vjet më parë. Kënga ka mostra vokale islamike nga Hadithi i cili me sa duket flet për fundin e kohërave dhe ditën e gjykimit.

Një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjeteve sociale shpërthyen në statuse e kritika kundër saj.


Hadithi në mënyrë të organizuar dhe bazuar në zinxhiret e transmetimit, është tërësia e thënieve dhe praktikës së përditshme fetare të profetit Muhamed ( profeti i fundit i njerëzimit sipas muslimanëve) bazuar në librin e shenjtë të muslimanëve, Kur’anin.

Praktika e përditshme e profetit, quhet Sunnet profetik dhe është përcjellur brez pas brezi nëpërmjet dijetarëve islamë dhe imamëve (prijësve fetarë) në të gjithë botën islame tek besimtarët praktikues të kësaj feje.

Pas librit të shenjtë Kur’anit, Sunneti profetik është burimi i dytë kryesor i udhëzimit të praktikës islame në të gjithë besimtarët muslimanë në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0041728019714355