INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rigerta “fshatare komuniste e dëshpëruar” apo krenari? Gazetarët renditen pro dhe kundër

Rigerta “fshatare komuniste e dëshpëruar” apo krenari? Gazetarët renditen pro dhe kundër

Publikuar më: 11:47 01-10-2017

Përloti të gjithë të pranishmit ditën e djeshme në Kuvend, thirrje për të bërë më shumë për fshatin.

Një numër i madh reagimesh ka ardhur nga fjalimi i djeshëm i Rigerta Lokut, disa e kanë quajtur mashtruese dhe disa e kanë mbështetur, por gazetarja që ishte e revoltuar ndaj saj  ishte Desara Metaj. Gazetarja thotë se Gerta në fjalimin e saj nuk foli për problemet më të mëdha në fshat,  sipas saj “gjithça është një shfaqje dhe roli që pushtetit i duhet t’i mësojë për ta bërë këtë popull të besoje se problemi më  i madh i fshatit qenka bujqësia”.

Nuk mbaron me kaq, një numër i madh reagimesh kanë ardhur dhe nga njerëz të njohur, ka patur reagime pozitive dhe negative disa e kanë quajtur patetike dhe disa të tjerë  e kanë mbështetur në atë çfarë ka thënë, madje janë prekur.

Por a ishte patetik dhe komunist fjalimi i “fshatares”?
“Vënia në skenë më e shëmtuar dhe amatoreske ishte fjalimi i pseudo fshatares. Patetizmi i saj në interpretim dhe në ligjërim, më kujtoi fjalimet e komunistëve përpara komitetit të fshatit”, shkruan India Kreuz. Gjithashtu Kreuz nuk mjaftohet duke folur vetëm për Gertën i mëshon faktit se politikanët e mëdhenj të Shqipërisë po bëjnë regjizorët dhe shkrimtarët e dështuar. “Hiqni dorë nga teatri por futjuni punës se na shfarosët inteligjencën me shfaqjet tuaja amatoreske dhe fshatareske” e mbyll shkrimin India Gjata ish prezantuese televizive.  

Por jo, ka dhe nga ata që nuk mendojnë se ajo nuk është patetike. Një personazh i njohur si Edlira Gjoni mesa duket është plotësisht dakord me atë që Gerta ka thënë, “Na e kyçe gojën, Rigerta, shqiptarja e mençur punëtore, e thjeshtë, e përkushtuar dhe mirditorja me shpirt të gjerë, ajo foltore parlamenti priti e priti, por më në fund e provo forcën e zemrës”...

“Tani nga ky fjalim i sotëm kë të vajtojmë: La Sapiencen, Fshatin, apo femrën shqiptare që megjithëse kap La Sapiencen, i kthehet  ‘matjes së gurit’ se nuk i dalin llogaritë e jetës ‘pa burr’! Një reagim shumë ka ardhur edhe nga Aranita Brahaj ajo është e revoltuar ndaj saj the bën thirrje që t’i lënë fjalimet e teto Ollgës.

“Fjalimi is saj përlot çdo qënje njerëzore, por jo deputetët, unë e di pse qau Rigerta... ajo qau sepse nuk sheh shpresë”, shprehet Alma Çupi.

“E çuditshme! Si ka mundësi që kjo vajzë arriti të përlotë edhe Gramoz Ruçin që nuk i dridhet syri kur i thonë Kriminel”? Citon gazetarja Desara Metaj.pro2.jpegpro1.jpegkunder_1.jpegkunder.jpegpro.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0016019344329834