INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ribashkohen MOZZIK dhe LOREDANA apo s'u ndanë kurrë?! Ky DETAJ çudit fansat!

Ribashkohen MOZZIK dhe LOREDANA apo s'u ndanë kurrë?! Ky DETAJ çudit fansat!

Publikuar më: 18:30 25-08-2021

Vetëm pak muaj pas ribashkimit Mozzik dhe Loredana po përfliten prej disa javësh për një ndarje. Shkak? Nuk ndiqen më në Instagram. Ndarja e tyre është bazuar më pas edhe te disa postime në rrjetet sociale që duken si kundërpërgjigje dhe thumbime. Ndërkohë, ata nuk kanë folur asnjëherë drejtpërdrejtë lidhur me çfarë ka ndodhur mes tyre, teksa fotot me njëri-tjetrin ende nuk i kanë fshirë.

E teksa të gjithë janë sy e vesh për të mësuar çfarë ka ndodhur sot Loredana ka habitur ndjekësit e saj duke publikuar një foto me Mozzik në Instastory. Në fakt bëhet fjalë për një reklamë të cilën ata mund ta kenë patur të pamundur për të mos e realizuar për shkak të kontratës., sipas news31-al. Megjithatë, ndjekësit e çiftit e kanë marrë si një “shkëndijë” se gjërat mes tyre mund të rregullohen.

StorySaver.Org-loredana_240419714_3635503896674714_2127022424021706358_n.jpg

 

Ndërkohë, mbetemi në pritje të albumit të tyre të përbashkët “No rich parents” për të cilin ende nuk ka një datë publikimi. Deri tani ata kanë lançuar 3 këngë nga albumi e pas krizës së përfolur nuk kanë lajmëruar ndonjë projekt tjetër. Kënga e fundit ishte “Nëse don” që u prit goxha mirë nga fansat.

Në gjithë këtë rrëmujë hipoteza më e besueshme është se kjo është lëvizja e radhës e çiftit për vëmendje dhe promovim të albumit. Një gjë e tillë ndodhi edhe para se ata të zbulonin se po vijnë me një album kur Loredana na bëri të besojmë se ishte bërë nënë për herë të dytë. Por, e gjitha rezultoi se ishte një skenë për klipin e tyre. Sa do zgjasë kjo situatë? Mbetet për tu parë.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785