INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezultatet finale të drejtuesve të universiteteve!

Rezultatet finale të drejtuesve të universiteteve!

Publikuar më: 11:23 21-04-2016

Gara për stafet drejetuese të universiteteve ka përfunduar. Rezultatet për Rektor të Universitetit të Tiranës nxjerrin përfundimisht fitues, Mynyr Konin, i cili disa ditë para zgjedhjeve u kërcënua për tu tërhequr nga gara. Më herët Koni mbante postin e Dekanit të Shkencave të Natyrës dhe postin e ri atë të rektorit e fitoi me afro dyfishin e votave, pasi mori mbi 460, ndërsa rivalia e tij  Klodeta Dibra morri rreth 243 vota. Në mbyllje të proçesit, Koni ka falënderuar stafin akademik dhe studentët që sipas tij, dëshmuan vlerat reale të Universitetit të Tiranës dhe modelin më të mirë për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Falënderoj studentët, stafin akademik dhe të gjitha strukturat që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e proçesit dhe njëkohësisht për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Koni.

Ndërsa në Universitetin e Mjekësisë nga tre kanditatë për rektor ka fituar shumë ngushtë, Arben Gjata me 107 vota, duke kryesuar vetëm me 1 votë më shumë, ndaj kandidatit Petrit Bara dhe më pas është renditur Mira Rakacolli.
Në Universitetin Politeknik, numrin më të madh të votave për rektor i ka marrë Andrea Maliqari, duke lënë pas Përparim Hoxha dhe Andonaq Londo. Kurse tek Universiteti i Arteve është zgjdhur rektor Kastriot Çaushi. Bahri Musabelliu ka fituar të drejtën për të qënë rektor i Universitetit Bujqësor, të Kamzës.
Në Universitetin e Sporteve fitues ka dalë fitues Agron Çuka me 53% kundrejt Artan Shytaj me 47%. Kurse rektor i Universiteti “Aleksandër Moisiu”, në Durrës është shpallur Ksenela Sotirfoksi me 70 % të votave.
Roland Zisi është shpallur fitues në Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Ndërkaq në Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër rektori do të jetë Adem Bekteshi 94 vota. Në Universitetin “A. Xhuvani”, Elbasan fitues me 92% të votave është shpallur Skënder Topi. Edhe në atë të Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, ka fituar Bektash Mema me 70 % të votave. Ali Jashari, me 78 vota do të drejtojë Universitetin “Fan S. Noli”, në Korçë.

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126