INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezolutë e çuditshme, sigurimet do dërgohen me detyrim edhe tek kompanitë private

Rezolutë e çuditshme, sigurimet do dërgohen me detyrim edhe tek kompanitë private

Publikuar më: 12:05 06-06-2019

Një pjesë e sigurimeve shoqërore do depozitohen pranë kompanive private. Kjo do të jetë me detyrim. Mësohet se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është ngarkuar që gjatë këtij viti të analizojë ndikimet që mund të ketë shtimi i kolonës së dytë në skemën e pensioneve. E bëhet fjalë për atë pjesë që çon kontribute të sigurimeve shoqërore me detyrim edhe tek kompanitë private. Kjo rezolutë duket paradoksale për sa kohë që pensionistët dhe kontribuesit në skemën shtetërore përputhen me vështirësi.
Aktualisht skema e pensioneve në vend përbëhet nga kolona e parë që janë kontributet në shtet dhe kolona e tretë që është private vullnetare. Edhe tani Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar një kolonë në mes. Në rezolutë sqarohet se AMF duhet të fillojë nga puna për hartimin e një dokumenti fillestar, i cili të shërbejë si orientim dhe prezantim, për nisjen e hartimit të nismave ligjore, në lidhje me zgjerimin e skemës së pensioneve private dhe rregullimin ligjor të mënyrës së organizimit të kolonës së dytë të pensioneve private.
Kjo do të thotë që sot dikush që është i siguruar paguan 23% të pagës së tij si kontribute pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Nëse shtohet kolona e dytë një pjesë e këtyre kontributeve do të shkojnë automatikisht tek privati sipas përqindjes së miratuar që mund të jetë 3-5%. Kolona e tretë private vullnetare është në dorën e secilit për ta zgjedhur ose jo, pra s’ështe me detyrim. Ajo që ndodh me paratë e grumbulluara në këto skema është investimi në instrumente financiare të sigurta.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824