INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rezidentët e huaj në vend. Rritet numri i italianëve të rinj që preferojnë të jetojnë në Shqipëri [VIDEO]

Publikuar më: 17:17 01-09-2017

Numri i rezidentëve të huaj që qëndrojnë në Shqipëri është rritur gjatë viteve të fundit.  Nga të dhënat zyrtare të viteve 2012, 2013, dhe 2014, rezulton një rritje e të huajve rezidentë të moshës 30–39 vjeç. Për sa u përket shtetësive, dominojnë ajo turke dhe italiane. Ndërmjet imigrantëve evropianë për vitin 2014, rreth 23% ishin Italianë dhe 20% ishin turq. 15 për qind ishin nga Kosova dhe nga Maqedonia dhe 30 për qind vinin nga vende të tjera. Prurjet migratore nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia për vitin 2014 janë dominuar nga ata me kombësi shqiptare. Për sa i përket arsyeve të qëndrimit, numrin më të madh të të huajve e përbëjnë ata që jetojnë në Shqipëri për motive punësimi, me afat mbi 12 muaj. Shumica e tyre  janë meshkuj, të përqendruar kryesisht në qytetin e Tiranës. Vihet re se numri më i madh i të huajve janë meshkuj që zënë afërisht dyfishin e femrave që kanë kërkuar leje-qëndrime.  Shumica e rezidentëve, edhe shumica e aplikantëve të rinj për leje qëndrimi janë përqendruar në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Durrës. Të huajt që aplikuan për leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë gjatë këtyre tre viteve si motiv kryesisht kanë punësimin, ndjekur nga bashkimi familjar, studimet, qëndrimi për arsye humanitare etj.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277