INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rexhep Rraja kërkon lirinë, PD reagon kështu: Shfaqja e fundit e Xhisielës, a është indicie se e kanë detyruar të tërheqë denoncimin?

Rexhep Rraja kërkon lirinë, PD reagon kështu: Shfaqja e fundit e Xhisielës, a është indicie se e kanë detyruar të tërheqë denoncimin?

Publikuar më: 19:01 13-10-2018

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas kërkesës së Rexhep Rrajës për liri. Duke u ndaluar të shfaqja e fundit në publik e Xhisielës, Zhupa ngre dyshime se Xhisiela Maloku mund të jetë kërcënuar përsëri.

“Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin! Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përsëri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj? Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celular iPhone X dhe syze Guçi, që po ashtu kushtojnë qindra euro. Ku mund ti ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?! A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim”, shkruan Zhupa në një postim në Facebook.

“Me Edi Ramën në krye të institucioneve, krimi është gjithmonë i pafajshëm dhe viktima fajtor”, shton ajo.

d386b0ee-b385-4e3c-923e-0d9f58067d30.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432