INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rexhep Rraja do të qëndrojë në burg. Xhisiela Maloku: Erdha për ta mbështetur

Rexhep Rraja do të qëndrojë në burg. Xhisiela Maloku: Erdha për ta mbështetur

Publikuar më: 11:28 17-10-2018

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘'arrest me burg Rexhep Rrajën.’’ Djali i deputetit ka apeluar masën e arrestit me burg duke kërkuar lirinë në Apel, ndërsa seanca ka nisur në orën 10:30. Rexhep Rraja nuk mori pjesë në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij.  Trupa gjykuese u kryesua nga gjyqtarja Shpresa Beçaj, ndërsa anëtarët ishin Ridvan Hado dhe Zegjine Sollaku. Teksa parashtronte provat në favor të klientit të tij, Ilir Murati, avokati mbrojtës i Rrajas pohoi se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje. Sipas Muratit, vepra penale e përndjekjes nuk qëndron.
“Vepra penale e përndjekjes nuk qëndron. Të shfuqizohet vendimi i gjykatës së Krujës. Të bëhet lirimi i klientit tim Rexhep Rraja. Xhisiela e ka bërë kallëzimin për xhelozi”, tha Murati.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021