INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Revolta e studentëve në 8 Dhjetor / Dita që hyri në histori [VIDEO]

Publikuar më: 20:03 08-12-2016

26 vite më parë, në Qytetin "Studenti", studentët e Universitetit të Tiranës ngritën krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit, kundra regjimit famëkeq. Në datën 8 Dhjetor 1990 vendosën të bojkotonin mësimin dhe të protestojnë kundra regjimit. Ngjarjet rodhën shumë shpejt dhe pas shumë protestave ku zëri kryesor që dëgjohej ishte "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", një përfaqësi studentësh e kryesuar nga Azem Hajdari, iu drejtua me 11 Dhjetor 1990, Pallatit të Brigadave ku u pritën në takim nga Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Shqipërise, Ramiz Alia, njëkohësisht edhe President i vendit. Ky është dhe momenti më kyç i lëvizjes studentore. Sot, pas 26 vitesh, ende në Shqipëri diskutohet për një demokraci të brishtë dhe me probleme të ndjeshme.

Article Logic
Execution time: 0.0028860569000244