INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revolta e Genci Fugës kundër deklaratës se Donald Lu, “E duam vendin tonë”

Revolta e Genci Fugës kundër deklaratës se Donald Lu, “E duam vendin tonë”

Publikuar më: 14:34 21-09-2017

 Genci Fuga reflekton mbi deklaratën e djeshme të Ambasadorit Donald Lu, i cili falënderoi shqiptarët për vlerësimin e Amerikës por tha se kjo gjë,  tregon se ne nuk e  duam vendin tonë.

Fuga thotë se të emigrosh nuk do të thotë të mos e duash vendin tënd. Të emigrosh do të thotë te kërkosh "rregulla loje" te pandryshueshme nga "frekuenca e lartë" e ndërrimit të Shtet - Pushtetit, një "shkallare" te qartë sociale, e cila është kthyer në "standard" në këto vende. Madje fuga shton se nuk ka asgjë të keqe që të kërkosh një të ardhme për fëmijët e tu, pa qenë nevoja për të ngritur këtë të ardhme brenda “lagjes” ku jeton...

“Te kujtojmë, gjithashtu, që ishte një vendim i qeverisë së USA , që  origjinoi dhe zbatoi ‘Llotarinë’... Është  po e njëjta qeveri që e ndalon... Më duket se në këtë këndvështrim, çdo gjë e thënë pro apo kundër nesh, tingëllon si një lloj "s'kam ç'i bej gomarit e i bie samarit”, shton Fuga.

Ai e  thumbon Ambasadorin duke përdor po fjalët e Amasadorit, “,Sic e tha edhe vete Ambasadori Lu: Bëjmë gabim te marrim për "flori", çdo gjë që thonë Ambasadoret e huaj! Mund të jetë ky rasti?! Mos harrojmë që edhe ambasadoret kanë "limitimet e tyre" si politike ashtu edhe individuale”.

Reflektimi i plotë I Genci Fugës:

Refleksion mbi Postimin e djeshem: Te nderuar miq! 
-Te kujtojme qe Ambasadori eshte gjenerata e pare ne USA... Mesaduket edhe prinderit e tij kane patur te njejtin "qendrim" ndaj vendit te origjines... 
-Te kujtojme, gjithashtu, qe ishte nje vendim i qeverise se USA , qe origjinoi dhe zbatoi "Llotarine"... Eshte po e njejta qeveri qe e ndalon... Me duket se ne kete kendveshtrim, cdo gje e thene pro apo kunder nesh, tingellon si nje lloj "s'kam c'i bej gomarit e i bie samarit" ;-)
-Ne rast se nuk do te kishim keta "refugjate", ku do t'i gjenim tani qe kemi edhe nje Ministri Emigrimi?! 
-Te emigrosh do te thote nuk do te thote te mos duash vendin tend! Te emigrosh do te thote te kerkosh "rregulla loje" te pandryshueshme nga "frekuenca e larte" e nderrimit te Shtet - Pushtetit, nje "shkallare" te qarte sociale, e cila eshte kthyer ne "standart" ne keto vende. Nuk ka asgje te keqe te kerkosh nje te ardhme per femijet e tu, pa qene nevoja per ta ngritur kete te ardhme brenda "lagjes" ku jeton... 
-Personalisht nuk kam kerkuar te aplikoj per te ikur ne USA! Por shpesh, kam veten time "te lodhur" duke dashur te ndryshoj gjera brenda profesionit tim, dhe dua te "arratisem" ne keto struktura te ngritura shoqerore! 
-Ne rast se ka "ngecur" puna me Vettingun, "bujrum" ta ndreqNI... Cdo paragjykim eshte IRELEVANT.
-Sic e tha edhe vete Ambasadori Lu: Bejme gabim te marrim per "flori", cdo gje qe thone Ambasadoret e huaj! Mund te jete ky rasti?! Mos harrojme qe edhe ambasadoret kane "limitimet e tyre" si politike ashtu edhe individuale ;-)
FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN - SILL SMILY :-)
:-):-)
G.F.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051