INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperja seksi TAYNA tregon që do të përformojë krah yjeve botërore, ja çfarë i thotë Faton Shoshi! [FOTO]

Reperja seksi TAYNA tregon që do të përformojë krah yjeve botërore, ja çfarë i thotë Faton Shoshi! [FOTO]

Publikuar më: 23:10 26-07-2018

Tayna është një nga këngëtaret më IN të momentit dhe shumë e përfolur në mediat rozë. Por kjo nuk ndodh rastësisht. E gjithë kjo zhurmë u bë për shkak të këngës së saj ‘Columbiana’ e cila arriti një sukses mjaft të madh e më pas edhe më këngën e dytë ‘Shqipe’ e cila rezultoi gjithashtu shumë e pëlqyer. E siç duket ky sukses ka bërë që Tayna do të përformojë në një nga koncertet më të mëdhenj që është zhvilluar ndonjëherë në trevat shqiptare, pikërisht “Sunny Hill Festival” që organizohet nga babai i Dua Lipës e cila do të përformojë vetë në këtë festival.

Përveç Dua Lipës do të ketë edhe emra të tjerë si Martin Garrix, Action Bronson, Stanaj, Ledri Vula, Dafina Zeqiri etj.

Tayna ka publikuar një foto në Instagram ku tregon që do të marrë pjesë në këtë festival dhe në foto krahas shumë fansave ka komentuar edhe menaxheri i njohur Faton Shoshi. Nëpërmjet komentit të tij me disa emoji, Fatoni siç duket ka dashur të tregojë që Tayna do të na dhurojë një performancë të zjarrtë dhe për këtë jemi të sigurtë.

tinush.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037