INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi shqiptar GASHI emocionohet në MTV kur flet për origjinën, ylli BOTËROR e përshëndet me SHQIPONJË [VIDEO]

Reperi shqiptar GASHI emocionohet në MTV kur flet për origjinën, ylli BOTËROR e përshëndet me SHQIPONJË [VIDEO]

Publikuar më: 17:37 20-09-2018

Artistët shqiptarë po na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë me sukseset e tyre ndërkombëtare. Një ndër reperat më IN të momentit është edhe GASHI, i cili pas bashkëpunimit me French Montana ishte i ftuar në emisionin “MTV TRL” të gazetarit të njohur Sway. Ky i fundit e ka pyetur Gashin për shqiptarët dhe çfarë po ndodh, që artistët me origjinë shqiptare kanë kaq shumë sukses.

“Ti je shumë krenar për rrënjët e tua shqiptare apo jo?”-e pyeti gazetari-“Njerëzit po e njohin gjithmonë e më shumë faktin dhe faktin që Dua Lipa është shqiptare. Një tjetër artiste që bën shumë për komunitetin dhe që ne e duam, Bebe Rexha, vjen prej andej. Gjithashtu Rita Ora.”

Reperi ju përgjigj se” Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shuëm krenarë që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.

View this post on Instagram

MTV

A post shared by GASHi (@gashi) on

Ai e ka publikuar këtë video në Instasgram ku ka marrë shumë komente pozitive, por komenti që tërhoqi vëmendje është ai i artistit të njohur ndërkombëtare DJ Snake, me të cilin ka bashkëpunuar për këngën “Creep on me”. Ai i ka komentuar një emoji me duar si shqiponjë dhe Gashi i thotë që do ta marrë në Kosovë vitin tjetër.

 mmttn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042028427124023