Big Brother është padiskutim një ndër spektaklet më të ndjekur, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Shumë personazhe e shohin si mundësi për të gjeneruar më shumë ndjekës e famë, por të tjerë nuk e konsiderojnë fare për t’u bërë pjesë e një formati të tillë. E siç duket, një ndër ta është edhe reperi Majk.
Ai ka folur hapur për raportin e tij me “Big Brother”, duke pranuar se i janë bërë ftesa si nga formati në Kosovë, ashtu edhe nga ai në Shqipëri, por se për momentin nuk e sheh veten pjesë të reality-show-t.
Në një intervistë për Klan Kosova, artisti u shpreh:
“Kam marrë ftesa nga dy Big Brother-at, edhe në Kosovë e në Shqipëri. A e kqyri Big Brother? Kush thotë se s’e kqyr, rren, se sot jemi të gjithë nëpër telefona dhe patjetër do të të dalë diçka. Edhe nëse nuk e përcjell rregullisht, ta shfaq TikToku”.
Edhe pse pranon se e has pjesërisht përmes rrjeteve sociale, Majk shtoi se formati nuk i përshtatet profilit të tij artistik, të paktën jo tani:
“A kam menduar ndonjëherë të jem pjesë? Jo, kurrë. Ndoshta ndonjëherë e ndryshoj mendimin. Nuk e shoh për mua. Nuk jam gati për një format të tillë. E shoh më shumë si mundësi për të rinjtë që janë duke ardhur, për momentin si e kam parë”.
Ai theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë arsye të hyjë në një reality shoë për të “rregulluar imazhin” apo për t’i provuar diçka publikut:
“Nuk e ndjej nevojën me hy në Big Brother për t’ia dëshmuar dikujt nëse jam djalë i mirë, ose për të rregulluar imazhin. Jam mirë me veten”.








12 Nov 2025 





