INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Renis Gjoka dhe çudia tek ‘Ethet’. Ja ç’ndodhi në audicionin që nuk u regjistrua [VIDEO]

Renis Gjoka dhe çudia tek ‘Ethet’. Ja ç’ndodhi në audicionin që nuk u regjistrua [VIDEO]

Publikuar më: 16:05 25-02-2018

Sot ai është mentor në ‘The Voice’ ndërsa vite më parë ka provuar vet talent-show.

I ftuar në programin ‘Një kat më lart’ me moderatorin Ermal Peçi, Renis Gjoka tha se rasti i tij është i duhuri që fëmijët të mos mërziten nëse nuk vijojnë garën në ‘The Voice’.

Ai tregoi se ka konkuruar tek Ethet me këngën ‘Bunker’ të Ardit Gjebresë në një audicion të çuditshëm.

‘Audicionet bëheshin tek muzeu. Kur shkova unë kamerat ishin fikur. Isha në fund, kishin mbetur 10 veta. Nga juria njëri fliste në telefon, tjetri pinte cigare. Më thanë ‘hajd këndo’, këndova dhe nuk fitova’- tregoi duke qeshur Renisi.

Këngëtari tregoi se gjithashtu ka dashur të provoj ‘Amici’ por regjimi i vizave u bë pëngese.

Mos humbisni diskutimin për talent-shoë pas minutës së 6-të ndërsa të plotë në videon e mëposhtme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038661956787109