INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rënia e urës, revoltë e të afërmve kundër funeralit shtetëror në Genova

Rënia e urës, revoltë e të afërmve kundër funeralit shtetëror në Genova

Publikuar më: 09:39 17-08-2018

Është dita e funeraleve të para të viktimave të rënies së urës Morandi në Genova. Shumë familje, në fakt, kanë kundërshtuar funeralin shtetëror që do të zhvillohet të shtunën në praninë e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella. Janë familjet e 17 viktimave nga 38 të vdekur, ata që kanë zgjedhur ritet private të varrimit. Familjet e 7 prej tyre nuk e kanë vendosur akoma. "Ne nuk duam një ceremoni farse",-thotë babai i një prej 4 viktimave të Torre del Greco.
"Djali im nuk do të bëhet një numër në listën e vdekjeve të shkaktuara nga dështimet italiane, unë do të sigurohem që të bëhet drejtësi për të dhe për të tjerët: nuk duhet të harrojmë"-shkroi në facebook Roberto, babai i Giovanni Battiloro. "Ne nuk duam një funeral false, por një ceremoni në shtëpi, në kishën tonë në Torre del Grego. Është një dhimbje private dhe nuk kanë nevojë për shfaqje . Nga sot fillon lufta jonë për drejtësi, për të vërtetën nuk duhet të ndodhë përsëri" , përfundoi ai.
Siç është raportuar nga La Stampa, kryebashkiaku i Torre del Greco, ipas shkuarjes në Genova për të mbikëqyrur trupat, shpjegoi: "Nuk është një jo kundër funeralit të shtetit, por nevoja për të ndarë dhimbjen e tyre me familjet ". Në vend të katër arkivoleve të djemve nga Campania, do të jenë fotografitë e tyre. Por jo ceremonisë së varrimit të shtetit ishin edhe familjet e tjera të prekura nga zia. "Nuk më pëlqen ato gjëra publike," tha Anna Timossi, nëna e 34-vjeçares Elisa Bozzo. Funerali i saj do të mbahet të shtunën në orën 11.00, por në kishën e Sarissolës.
Genova është duke u përgatitur që të organizojë funeralin shtetëror në një situatë dramatike. Të enjten u mbajt një mbledhje në Prefekturë për të koordinuar ardhjen e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella dhe drejtuesit e tjerë të shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549