INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rënia e kompanisë Apple

Rënia e kompanisë Apple

Publikuar më: 10:28 30-04-2016

Firmës më fitimprurëse në botë i ra vlera pas raportimit të shitjeve më të ulëta të celularit iPhone pas gati 13 vjetësh. Drejtori i kompanisë Apple, Tim Cook, fajëson gjendjen jo të mirë të ekonomisë kineze, por analistët radhisin një sërë faktorësh të tjerë, si mbingopjen e tregut të celularëve dhe mungesën e produkteve të reja.

Për një kompani me vlerë mbi gjysmë trilionë dollarë, ky nuk është fundi i botës, por përfaqëson sidoqoftë një tendencë shqetësuese për investuesit dhe mundësinë se tashmë ditët e mira të Apple kanë kaluar. Rreth dy miliardë njerëz në botë posedojnë celularë dhe gati një në pesë prej tyre është iPhone. E tillë është shtrirja e kompanisë Apple, me qendër në Kaliforni, e cila festoi rishtazi 40-vjetorin e saj.

Por, ndoshta mund të kenë kaluar ditët kur njerëzit zinin radhë të gjata për iPhone-in më të fundit. Këtë javë, Apple raportoi për herë të parë rënie të të ardhurave, pas 51 tremujorë rresht me rritje. Disa thonë se ka rënë viktimë e suksesit të saj. Ngopja e tregut, çmimet e larta dhe ngadalësimi i Kinës, që është tregu më në rritje për Apple, mund të jenë shkaktarët.

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449