INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Renee Zellweger nuk është e ndërgjegjshme për ndërhyrjet në fytyrë

Renee Zellweger nuk është e ndërgjegjshme për ndërhyrjet në fytyrë

Publikuar më: 16:24 26-03-2016

Renee Zellweger thotë se nuk i kushton vëmendje vërejtjeve në lidhje me pamjen e saj në ndryshim.

Aktorja 46 vjeçare tha të premten gjatë një interviste të dhënë në NBC  se kjo nuk është në të vërtetë pjesë e jetës së saj.

Kjo është pjesë e punës.  " Në shtëpinë time unë nuk jam e vetëdijshme për këtë . Nuk bëj pjesë as në mediat sociale, kështu që nuk e vë re aspak diçka të tillë. Të vetmet momente kur përballem me çfarë të tjerët thonë për mua është kur po punoj ose kur jap intervista” tha ajo . “Mua më pëlqen të kem….le të themi përvoja të jetës reale”.

Renee shkaktoi bujë kur u shfaq në vitin 2014 teksa fytyra e saj kishte ndryshuar në mënyrë dramatike. Në atë kohë u aludua se ajo kishte bërë ndërhyrje të tepruara në fytyrë,  por  aktorja hodhi poshtë të gjitha spekulimet duke i cilësuar si të pakuptimta.

NBC bëri një karahasim të fytyrës së Renee si ishte dhe si dukej tani, duke marrë si pikë referimi kohën kur filmi i parë “Bridget Jones” u lançua në vitin 2001. Ndërkohë Zellweger ka folur edhe për rolin në vazhdimin e kësaj komedie që pritet të dalë në shtator.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887