INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Renea nxjerr makinën e dytë nga liqeni i Shkopetit

Renea nxjerr makinën e dytë nga liqeni i Shkopetit

Publikuar më: 16:13 06-07-2016

Policia ka rinisur  kërkimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në Liqenin e Shkopetit. Dje u gjet një makinë, pasi njoftoi një bari i zonës, ndërsa mesditën e së mërkurës polumbarët e Renesa janë zhytur sërisht për të nxjerrë dhe një automjet të dytë. Policia bën me dije se polumbarët  pas zhytjes në liqen kanë bërë të mundur që të evidentojnë dhe ta lidhin me litarë automjetin dhe po vijon puna për nxjerrjen në anë të liqenit, pasi ndodhet në thellësine 26.5 metra.
Automjeti është i tipit "Benz 2500 " ngjyrë e bardhë me targa të verdha AB 220 T.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i Rrethit Mat.Nga kqyrja paraprake rezulton që ky mjet nuk ka shumë kohë që ka qëndruar në ujë.Vijon puna për nxjerrjen e këtij automjeti në rrugë me qëllim kqyrjen e mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0040750503540039