INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Renato Mekolli: Për mua

Renato Mekolli: Për mua "Dance with Me" nuk ekziston...

Publikuar më: 18:05 11-11-2016

Ai është shefi më i komentuar në Shqipëri dhe si i tillë numëron shumë fansa e ndjekës në rrjetet sociale.

Renato Mekolli ka botuar librin e tij të parë të kuzhinës, "Sekretet e shijes", që po rezulton një sukses i vërtetë për të dhe shtëpinë botuese "Dudaj" në Panairin e Librit. Për të folur pikërisht për këtë  e shumë detaje nga karriera e tij shef Renato ka qenë sot i ftuar në Fun Day, ku është shprehur shumë entuziast për librin. "Jam shumë i lumtur për suksesin tim në panair, nuk e prisja një gjë të tillë", ka thënë ai.

I pyetur nga moderatorja Fatma Methasani mbi thashethemet që kanë qarkulluar për të rreth debateve në "Dance With Me", Renato nuk i ka mohuar ato. "Përsa kohë ka dalë lajmi, ka diçka të vërtetë por le të flasim më vonë për ketë gjë".

Ndërsa pyetjes se cili nga projektet e tij të fundit është më i rëndësishëm (DWM, libri, restoranti) Renato është përgjigjur menjëherë: "Sigurisht libri dhe restoranti, për mua DWM nuk ekziston. E kam shfrytëzuar këtë spektakël për gjërat e mia"...

Po nëse do të ishte ai fituesi?! "Fitues nuk do të jem dhe kjo është e sigurt, por fitorja ime janë zemrat e publikut", ka thënë Renato Mekolli në Fun Day.

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707