INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reinke i FMN porosi të reja për Shqipërinë. Rama i tërheq vëmendje…

Reinke i FMN porosi të reja për Shqipërinë. Rama i tërheq vëmendje…

Publikuar më: 13:19 24-05-2016

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një paraqitje të ecurisë ekonomike të Shqipërisë dhe i ka dhënë qeverisë udhëzime të qarta për biznesin shqiptar dhe të huaj. Në takim u fol për rritje ekonomike e cila sipas ekspertëve ndërkombëtarë duke të kalojë mbi 4.5% që të arrijë standardet e BE.
Shefi i Misionit të FMN, Reinke foli me nota pozitive në lidhje me zhvillimin e deritanishëm makroekonomik e sipas tij qeveria po kujdeset për të kontrolluar shpenzimet. Ai ka përmendur dhe reformat strukturore duke veçuar ecurinë pozitive në sektorin energjitik.
Po për Reinke, klima e biznesit lë ende për të dëshiruar. Ai thekson se përmirësimi i saj mund të arrihet me realizimin e Reformës në Drejtësi, me funksionimin e administratës tatimore dhe me stabilitetin në sistemin rregullator të bizneseve.
Ndërsa kryeministri Rama tha se para tre vjetësh në kohën e qeverisë Berisha, rritja ekonomike lëkundej midis zeros dhe njishit, pa llogaritur forcat politike, që mundoheshin ta shtynin drejt njishit me shifra të fabrikuara. Gjithësesi Edi Rama pranoi se administrata tatimore duhet të përmirësohet, kërkesë e bërë edhe nga përfaqësuesi i FMN-së, por shtoi se për herë të parë gjatë këtyre 20 viteve, reformat janë të dukshme edhe në këtë drejtim.
Kryeministri lavdëroi dhe tatimorët kur tha se është hera e parë që administrata tatimore fillon të punojë pas 20 e kusur vitesh me platformën në bazë të riskut. Madje teksa po fliste për këtë çështeje Rama i tërhoqi vëmendje dhe shefit të FMN. Ai i tha: Jo mos e tund kokën, duhet ta thuash edhe këtë Jensen, është shumë e rëndësishme.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492