INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rehati dhe të siguri! E pabesueshme sa persona konkurojnë për 1 vend punë në shtet

Rehati dhe të siguri! E pabesueshme sa persona konkurojnë për 1 vend punë në shtet

Publikuar më: 09:16 24-04-2019

Shumica e shqiptarëve preferojnë punën në shtet. Për shkak të sigurisë dhe deri diku dhe rehatisë. Nga viti në vit kërkesat mesatare për një pozicion vakant kanë pësuar rritje, duke kulmuar në vitin 2018 me 22 të tilla për një vend pune të shpallur nga institucionet. Departamenti i Administratës Publike raporton se kjo është mesatarja më e lartë e 18 viteve të fundit.
Raporti i DAP nënvizon se gjatë vitit të shkuar në vlerë absolute, numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin është 27.067, nga të cilët rezulton se 13.658 aplikantë i kanë plotësuar kërkesat e përcaktuara.
DAP ka nxjerrë edhe disa të dhëna lidhur me aplikantët duke nisur nga mosha mestare dhe interesi më i madh sipas gjinisë.
Kanë aplikuar 57.6% femra dhe 42.4% meshkuj. Mosha mesatare e aplikantëve është 32 vjeç dhe ajo e aplikantëve për pranimin në shërbimin civil është 31 vjeç. Ndërsa mosha mesatare e aplikantëve për ngritje në detyrë është 38 vjeç.
Departamenti i Administratës Publike ka sqaruar se numri i pozicioneve të shpallura në vitin 2018 ishte më i madh se ai i të planifikuarave. Kjo është rrjedhojë e krijimit të vendeve vakante përgjatë vitit, për shkak të dorëheqjeve, mobilitetit brenda shërbimit civil dhe pezullimeve të paplanifikuara të nëpunësve civilë.

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373