INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjizori i dokumentarit të Whitey Houston ndan detajet shokuese të abuzimit të këngëtares në fëmijëri

Regjizori i dokumentarit të Whitey Houston ndan detajet shokuese të abuzimit të këngëtares në fëmijëri

Publikuar më: 14:48 07-07-2018

Një nga momentet më shokuese dhe të folura në dokumentarin e ri të Whitney Houston ishte kur vëllai më i madh i këngëtares, Gary Houston rrëfeu se kushërira e tyre dhe këngëtarja muzikës soul, Dee Dee Warwick, i ngacmonte ata seksualisht kur ishin fëmijë. 

Por ky fakt u zbulua vetëm vjeshtën e kaluar nga regjisori dhe fituesi çmimit Oscar Kevin Macdonald.

Pasi kaloi muaj të tërë duke kërkuar mbi jetën dhe rënien tragjke të divës së muzikës regjizori u gjend në qendër të një stuhie showbizi dhe zbuloi se ai nuk ishte i habitur vetëm me zbulimin e minutës së fundit, por gjithashtu ky zbulim kryesonte dhe titujt e çdo lajmi globalisht.

"Ne nuk e kuptuam se do të ishte një histori kaq e madhe. Kur kalon një kohë kaq të gjatë për të bërë diçka, shpesh harron se cilat pjesë të jetës së personazhit do të jenë më shokueset.
Mendoj se kjo ngjarje ka treguar shumë për mënyrën se si njerëzit ende mendojnë për Whitney dhe e duan atë, " ka thënë ai për mediat amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504