INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reformë apo Ramaformë? Meta-Soreca përplasen, Rama hesht

Reformë apo Ramaformë? Meta-Soreca përplasen, Rama hesht

Publikuar më: 10:37 03-07-2019

Reformë apo Ramaformë, siç e quan Ilir Meta reformën në drejtësi po krijon përplasje mes kreut të shtetit dhe selisë diplomatike të Bashkimit Europian në Tiranë. Pa përmendur emrat e njëri-tjetrit, Presidenti Ilir Meta dhe ambasadori Luigi Soreca kanë dhënë qëndrime të ndryshme sa i përket zbatimit të rregullt të asaj që për shumë kohë u quajt kryereformë.

Soreca në disa reagime në Twitter sjell në vëmendje faktin se është momenti për krijimin e Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion por edhe i Gjykatës Kushtetuese.

“Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe sjellja e Gjykatës Kushtetuese përsëri në funksionalitetin e saj. Pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të lejojë të përmirësojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të jetë në gjendje të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese, duke përfshirë çështjet e zgjedhjeve”, shkruan Soreca.

Duket se për t'i shprehur mbështetje opozitës, Soreca evidenton edhe faktin e hetimit të shit-blerjes së votës. “Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë. Prokuroritë duhet të hetojnë çdo formë të korrupsionit të pretenduar, duke përfshirë krimet elektorale dhe blerjen e votave, në zbatim të legjislacionit ekzistues. Për të konfirmuar se cikli i drejtësisë penale punon në mënyrë efektive është gjithashtu e rëndësishme që dënimet përfundimtare të dorëzohen nga gjykatat për aktakuzat e pazgjidhura për rastet serioze të krimit të organizuar”, vijon ambasadori i BE.

Vetëm disa minuta pasi Soreca shprehu këto qëndrime mbi reformën në gjyqësor, kreu i shtetit reeagoi për herë të dytë brenda një ore, duke përsëritur qëndrimin e tij se gjyqësori nuk është i pavarur.

“Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias. Po Ramaforma ku bazohet? Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni por nga Bienalja e Venecias. Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm artist. Ju të gjithë e dini arritjen më të freskët të Ramaformës në Drejtësi, pikërisht momentin kur Kolegji Zgjedhor duke shqyrtuar hallin e Idajetit trukoi se kishte rrëzuar Dekretin e Presidentit”, reagoi Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164