INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Reforma në drejtësi nuk ndalet”, kërkesa e SHBA-së për prokurorët…

“Reforma në drejtësi nuk ndalet”, kërkesa e SHBA-së për prokurorët…

Publikuar më: 13:34 02-04-2019

Duket se pavarsisht hapave që ka ndërmarrë reforma në drejtësi, kjo e fundit ende nuk ka përmbushur pritshmëritë e SHBA-së.

Duke e nisur fjalën në gjuhën shqipe e ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së Leyla Moses-Ones u shpreh se nga prokurorët shqiptarë pritet më shumë.

Diplomatja theksoi se se reforma në drejtësi është duke ecur para dhe se nuk do të ndalet.

"SHBA mbështetin institucionet e reja të Shqipërisë, si këshillat, SPAK, institucionet eksiztuese që janë të gatshme të luftojnë kundër krimit të organizuar. Zyrtarët po këshillojnë nga afër prokurorët shqiptarë që po sjellin ndjekje penale të dukshme dhe ne presim më shumë. Shkurtazi reforma për drejtësi po ecën para, dhe nuk do të ndalet" - tha e ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones.

E ngarkuara e ambasadës amerikane u shpreh se SHBA do të vijojë të mbështesë fuqimisht reformën e në veçanti ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë si SPAK-u apo Byroja e Hetimit.

Gjatë një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Mosses Ones u shpreh se SHBA do të ndihmojë në modernizimin e mëtejshëm të policisë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982