INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendum i veçantë, nga fundi i skllavërisë tek të drejtat e pulave

Referendum i veçantë, nga fundi i skllavërisë tek të drejtat e pulave

Publikuar më: 13:12 08-11-2018

Bashkë me zgjedhjet e mesmandatit shumë qytetarë amerikanë kanë votuar edhe për disa çështje shumë interesante.

Kolorado zyrtarisht i ka dhënë fund skllavërisë.

Kalifornia ka sanksionuar të drejtën që pula të gërmojnë tokën në paqe. 

Misuri dhe Michigan kanë legalizuar marihuanën.

Rezultati më i rëndësishëm vjen nga Kolorado, ku votuesit kanë miratuar një shqyrtim kushtetues që parashikon heqjen e shfrytëzimit të detyruar në burg.

Skllavëria tashmë ishte e paligjshme, por nuk përdoret si dënim. Përveç kësaj, një votim në Florida thotë se një anëtar që ka kryer dënimin e tij ka fituar të drejtën e votës.

 Një tjetër  votim interesant në  Kaliforni.

"Më shumë të drejta për pulat".

Propozimi 12 i cili u miratua, eliminon tërësisht prodhimin e kafazeve deri në vitin 2022, duke u dhënë pulave të drejtën për të qënë të lira të lëvizin dhe të gërmojnë tokën. Fermerët në Kaliforni janë të detyruar të zgjerojnë hapësirën për pulat.

Rregullat e njëjta vlejnë edhe për kafshët e tjera të fermave, nga derrat në viçat.

Miçigan është shteti i dhjetë i SHBA që legalizon marihuanën për qëllime rekreative. Referendumi ka kaluar me 58% pro. Misuri legalizoi gjithashtu substancën, por vetëm për përdorim mjekësor.

Taksa e të pastrehëve. San Francisco imponon një pagesë në Silicon Valley. Propozimi C, i miratuar nga votuesit, parashikon që kompanitë e mëdha të paguajnë një taksë prej 0.5% për të luftuar emergjencën e personave që janë të pastrehë.

Ajo përfshin kompani që kanë të ardhura prej mbi 50 milion dollarë në vit.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438