INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reese Witherspoon flet për herë të parë: Jam abuzuar seksualisht në moshën 16-vjeçare

Reese Witherspoon flet për herë të parë: Jam abuzuar seksualisht në moshën 16-vjeçare

Publikuar më: 12:00 17-10-2017

Reese Witherspoon ka folur në lidhje me ngacmimin seksual dhe sulmin në Hollywood, duke zbuluar se ajo ishte vetëm 16 vjeç kur ndodhi për herë të parë (dhe jo të fundit).
Aktorja, 4-vjeçare, reflektoi për përvojat e femrave në industrinë e filmit pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale ndaj Harvey Weinstein, gjatë fjalimit të saj në eventin Elle Women in Hollywood, mbrëmjen e djeshme.

"Kjo ka qenë një javë shumë e vështirë për femrat në Hollywood, për femrat në mbarë botën, dhe shumë situata dhe shumë industri janë të detyruaar të kujtojnë dhe të zbulojnë shumë të vërteta të shëmtuara", tha fituesja e Oskarit, në këtë ngjarje të mbajtur në Hotel Four Seasons në Beverly Hills. "Kam përvojat e mia personale që janë kthyer sërish në memorie dhe e kam shumë të vështirë të fle, vështirë të mendoj, vështirë të shpreh shumë ndienja që kam pasur në lidhje me ankthin, fajin që nuk kam folur më herët. "

"[Unë ndiej] neveri të vërtetë ndaj regjisorit që më ngacmoi kur isha vetëm 16 vjeç dhe zemërim ndaj agjentëve dhe prodhuesve që më bënin të heshtja, pasi ky ishte kushti i punësimit tim", shtoi ajo.
"Por pasi dëgjova të gjitha historitë këto ditët e fundit dhe dëgjimi zërin e këtyre femrave të guximshme flasin hapur për gjërat që na thuhet të mbajmë të fshehta, kjo më bëri që të dua të flas dhe të flas me zë të lartë sepse në të vërtetë unë ndihem më pak vetëm këtë javë se sa jam ndjerë ndonjëherë gjatë gjithë karrierës sime ".

 

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277