INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reali bën ligjin në Camp Nou, mposht Barcelonën në finalen e parë

Reali bën ligjin në Camp Nou, mposht Barcelonën në finalen e parë

Publikuar më: 00:18 14-08-2017

Real Madridi mposhti Barcelonën në Camp Nou me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Pas një pjese të parë pa gola, gjithçka shpërtheu në pjesën e dytë, ku fillimisht Gerard Pique shënoi autogol, para se rezultati të barazohej nga Leo Messi.

Por nuk shkoi shumë dhe Reali ktheu epërsinë me anë të Cristiano Ronaldos, i cili shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca. Ronaldo më pas u përjashtua me të kuq, pasi u ndëshkua me të dytin të verdhë, Reali shënoi golin e tretë me anë të Asensios.

Tani skuadra e Zidane ka avantazh prej dy golave, para ndeshjes së kthimit që zhvillohet të mërkurën, në Santiago Bernabeu. 

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154