INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon policia për incidentin e Lezhës

Reagon policia për incidentin e Lezhës

Publikuar më: 12:16 25-06-2017

Nga informacionet paraprake të policisë së Lezhës në lidhje me ngjarjen në Shëngjin, thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore mes shkollën 9-vjeçare dhe një restoranti, ku ka pasur të shtëna me armë .
Pas të shtënave në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes  është gjetur dhe  sekuestruar 1 gëzhojë. “Po tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe  rrethanave të ngjarjes. Proçesi i votimit vijon normalisht”, bën të ditur policia e Lezhës.

Article Logic
Execution time: 0.0032558441162109