INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon për herë të parë Beatrix Ramosaj për ngatërresën në “Your Face Sounds familjar” [FOTO]

Reagon për herë të parë Beatrix Ramosaj për ngatërresën në “Your Face Sounds familjar” [FOTO]

Publikuar më: 16:23 30-05-2017

Mbrëmja e kaluar shënoi edhe natën finale të shumëpritir të spektaklit "YFSF".

Jo vetëm ndjekësit por edhe vetë konkurentët prisnin me ankth momentin e dhënied së kupës për të parë se cili prej tyre do të triumfonte. Por pikërisht mbrëmë ndodhi ngatërresë me pikët ku në fillim u shpall fitues Valon Shehu ndërsa më pas nëpërmjet një reagimi publik Alketa Vejsiu shpejgoi ngatërresën e pikëve duke shpallur fitoren për konkurenten tjetër Beatrixin.

sdfrertet.png

 

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i vetë këngëtares.

“Mbreme ne fund te spektaklit YFSF ndodhi nje ngaterrese. Vleresimet nga juria per mua ishin:

Cani 10 pike, Olta 10 pike, Alberia 10 pike.

Nga votat e kolegeve (Shpat Kasapi; Valoni Shehu) une mora 10 pike = 40 pike ne total.

Nga nje gabim kompjuterik mua mu rrembye fitorja kur isha me 2 pike avantazh.

Me vjen keq qe kete fitore nuk e shijuam as une as Valon Shehu por une gjithsesi e ndaj fitoren me te.

Falenderoj te gjithe fansat dhe publikun ne salle qe brohoriti emrin tim dhe qe me mbeshteten ne cdo menyre te mundshme dhe me dhuruan dashuri nga cdo cep i rrjeteve sociale.

Jam merzitur per dy gjera: - qe ndodhi keshtu me kolegun tim dhe - qe nuk mu dha rasti ta ngreja kupen tone (te fansave dhe timen) ne ate skene ku derdha kaq shume djerse dhe dhe investova emocione qe buronin nga thellesia e shpirtit.

Dhe cfare nenkuptoj me fjalen "Kupe" nuk eshte nje cope metali por eshte dashuria dhe vleresimi juaj.

Gjithsesi, dua t'ju falenderoj dhe njehere per cdo sekond qe me keni kushtuar ne cdo forme. Ju dua! Do te ngrejme shume kupa te tjera dhe do t'i ngrejme se bashku. Ju premtoj!”, ka shkruar Trixa.

tryrtuyt.png

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832