INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon LSI pas publikimit të raportit DASH,

Reagon LSI pas publikimit të raportit DASH, "Lërini spektaklet, luftoni kanabizimin e vendit"

Publikuar më: 14:19 17-03-2017

Pas publikimit të raportit nga DASH për kanabizimin dhe pastrimin e parave në vendin tonë , ka reaguar dhe partia Socialiste për Intergrim.

Luan Rama në një deklaratë për media iu kërkoi policisë që të mos merret me spektakle por të punojnë për të luftojë kanabisimin.

" Siç keni bërë të ditur edhe ju përmes publikimit të raportit të DASH, ky raport konfirmon edhe njëherë faktin e rëndë që Shqipëria vazhdon të mbetet një burim i rëndësishëm i marijuanës dhe një rrugë tranzit për kokainën dhe heroinës. Ky konstatim shqetësues kërkon një reagim të përgjegjshëm të gjithë agjencive që kanë për detyrë luftën kundër drogës dhe një reagim të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve shtetërore. LSI në vazhdimësi dhe në vijimësi ka qenë e vendosur për reagimin ndaj çdo kujt që rezulton i lidhur me kultivimin apo trafikimin e drogës. E rëndësishme për vendin që Shqipëria të mos bëjë më spektakle me transmetimet televizive të policëve që çohen për të kapur kanabis, tha Rama

Article Logic
Execution time: 0.0043718814849854