INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon ish-ministri: Ambasadori amerikan përmendi vetëm peshq të ngodhur!

Reagon ish-ministri: Ambasadori amerikan përmendi vetëm peshq të ngodhur!

Publikuar më: 19:18 07-11-2017

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas kërkesës që ambasadori Donald Lu i bëri qeverisë shqiptare për arrestimin e peshqve të mëdhenj. Manjani ka ironizuar emrat e përmendur nga diplomati amerikan duke i konsideruar Arben Ndokën, Elvis Roshin dhe Mark Frrokun si peshq të ngordhur “Emrat që përmendi ambasadori i USA nuk janë as peshq të mëdhenj e as të vegjël. Janë thjesht peshq të ngodhur! Nuk mbrohet qeveria me to...” shkruan në twitter Manjani. Më herët ish-zyrtari i drejtësisë komentoi se “mjegulla e Reformës ishte fiks për ujqërit e Rilindjes”. Manjani thotë se janë pikërisht ujqërit ata që po japin urdhra për ndëshkime politike me vetting!
“Pra KAOS! Mjegull, jo e pa paralajmëruar, me thënë të drejtën! Nuk donin të dëgjonin, kur ju thamë të jenë të kujdesshëm me ligjet e reja! Në mjegull vetëm ujqërit gëzohen! Koha po e provon këtë proverb. Ujqërit po japin urdhra për ndëshkime politike me vetting! Kjo është mjegull dhe vështirë të duket qëllimi i vërtetë me sy të lire. Por ata që kanë në dorë të ndërtojnë sistemin e ri, duhet ta bëjnë në interes të shtetit e shoqërisë dhe jo të Rilindjes! Shenjat nuk janë të mira!”-shkruan ndër të tjera Manjani.

Article Logic
Execution time: 0.0037951469421387