Jo vetëm për muzikë, por Majk komentohet edhe për jetën e tij private. Ai teksa po e shijon suksesin e këngës më të re të hedhur në treg së bashku me Getin, të titulluar “Mari”, është kapur mat me një ish konkurrente të “Për’puthen 2”.
Melisa njihet nga emisioni “Për’puthen” ku u bë mjaft e njohur për publikun shqiptar sidomos për lidhjen që krijoi me Andi Shehin.
Lidhja e tyre përfundoj dhe të dy po shijojnë jetën si beqar. Majk ka shume kohë që nuk është përmendur për ndonjë lidhje të mundshme, ndërsa Melisa pas përfundimit të lidhjes me Andin ka qenë në pauzë si në jetën sentimentale dhe në muzikë.
Burime pranë Boom News ekskluzivisht tregojnë se dyshja simpatike janë parë prane njëri-tjetrit në një hotel nw Tiranë.
Nuk dihet nëse është rastësi apo nēse janë në një njohje, por nuk hidhet poshtë edhe mundësia e nje bashkepunimi mes tyre.










31 Jan 2026 





