INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti, Shqipëria burim i viktimave që shfrytëzohen seksualisht në vendet e BE

Raporti, Shqipëria burim i viktimave që shfrytëzohen seksualisht në vendet e BE

Publikuar më: 13:15 27-03-2019

Shqipëria nuk shënon përmirësime. Vendi ynë vijon të mbetet burim për trafikimin e qenieve njerëzore në Bashkimin Evropian për qëllime të shfrytëzimit seksual, për punë, lëmoshë, veprimtari kriminale apo për martesa artificiale me shtetas evropianë.

Në botimin vjetor të Qendrës Evropiane për Trafikimin e Emigrantëve raportohet se viktimat e shfrytëzimit të identifikuara nga autoritetet europiane në vitin 2018 ishin kryesisht nga vende jo anëtare të unionit.
"Shumica e viktimave të shfrytëzimit seksual kanë prejardhjen nga shtetet e Evropës Lindore. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i viktimave të identifikuara nuk janë shtetas të BE-së, dhe vijnë kryesisht nga Shqipëria, Brazili, Kina, Nigeria dhe Vietnami, çka dëshmon edhe dimensionin ndërkombëtar të këtij fenomeni."
Në vitin 2018, përgjatë rrugës ballkanike u diktuan mbi 6,600 emigrantë të padokumentuar që udhëtonin të fshehur në mjete të ndryshme transporti, si vetura, furgonë apo kamionë.

Article Logic
Execution time: 0.003842830657959