INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti për vizat, mediat: Kosova merr përgjigje pozitive

Raporti për vizat, mediat: Kosova merr përgjigje pozitive

Publikuar më: 17:38 27-06-2018

Komisioni Evropian nesër pritet ta publikojë raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën, të paktën kështu raporton Indeksonline.

E përditshmja duke u bazuar në burimet e saj nënvizon se ky raport pritet të dëshmojë nëse vendi e ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, përkatësisht luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

“Komisioni Evropian do t’i hapë rrugën Kosovës për liberalizimin e vizave duke e futur vendin tonë në fazën përfundimtare drejt liberalizimit.

Fundi i këtij viti pritet të jetë koha kur kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet e zonës së Shëngenit” shkruhet në artikull.

Article Logic
Execution time: 0.015098810195923