INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport, të pasurit bëjnë para edhe në shkollat e larta[VIDEO]

Publikuar më: 09:33 23-05-2018

Shqipëria ndihmon pak ose aspak të varfërit për të ndjekur arsimin e lartë. Rezulton se afro 60% e atyre që ndjekin universitete pubike apo dhe private janë nga familje të pasura dhe vetëm 1% janë nga ato të varfra. Sipas raportit Shqipëria është vendi, që jep më pak mundësi për arsimin e të varfërve në raport me Rajonin. Pas vendit tonë vjen Maqedonia që dhe ky shtet i mbështete pak të varfërit me politika lehtësuese për të shkuar në universitet, më as renditen ata nga Bosnja me 8%. Më mirë paraqitet Serbia dhe Kroacia, pasi përkatësisht në Serbi 10% e studentëve janë të varfër dhe në Kroaci shifra është 11%.

Fondacioni Gjerman, Friedrich Ebert ka mbledhur të dhëna në lidhje me shtresat që ndjekin arsimin e lartë nga Baza e të Dhënave Botërore mbi Pabarazinë në Arsim dhe i ka përpunuar. Nga këto të dhëna kanë dalë dhe konkluzione e analiza, ku gjykohet se të rinjtë e varfër me arsim të ulët janë më rrezikuar të jetojnë në skamje deri në fund të jetës, ashtu si edhe prindërit e tyre.
Punonjësit e arsimuar në të gjitha ciklet e studimit kanë tendencë të kenë një nivel më të lartë të ardhurash dhe janë më pak të rrezikuar të përballen me varfërinë.
Sipas studimit, niveli i shkollimit bëhet shkak për rritjen e pabarazisë. Në krahasim me popullsinë e përgjithshme, ka dhe disa shtresa veç të varfërve që privohen nga arsimi i lartë. Nivelet e arritjeve arsimore janë më të ulëta për romët, gjë që ndikon në të perspektivat e punësimit të tyre.
Gjithashtu personat me aftësi të kufizuara shpesh përballen me përjashtimi nga arsimi, pasi për ta nuk ka kushte të përshtatëshme në auditorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036652088165283