INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport nga Komisioni Europian: 'Vijojn tkurrja e Call Center'

Raport nga Komisioni Europian: 'Vijojn tkurrja e Call Center'

Publikuar më: 18:20 28-04-2018

Në raportin periodik tremujor për zhvillimet në ekonominë e Shqipërisë, Komisioni Europian vërejti se eksportet e shërbimeve patën një ecuri të dobët, duke shënuar rënie me -1.8% në tremujorin e katërt, pas 4 vitesh rritje shumë të fortë. Rënia është ndikuar nga politikat shtrënguese që ndoqi Italia kundrejt shërbimeve Call Center jashtë vendeve të BE. Për rrjedhojë porositë nga Italia, që ishte furnizuesi kryesor i Shqipërisë me këto shërbime, kanë rënë dukshëm.

Komisioni Europian njoftoi se qeveria shqiptare ka dorëzuar një program Reformash Ekonomike (ERP) për vitin 2018- 2020 në zyrat e tij. Raporti projekton një rritje graduale të PBB në rreth 4.4% gjatë tre viteve. Në aspektin fiskal, Shqipëria parashikon që të kufizojë shpenzimet publike me qëllim që të ulë deficitin e përgjithshëm në 1.2% të PBB-së deri në vitin 2020.

Në mes të prillit, Komisioni Europian paraqiti paketën vjetore të zgjerimit, e cila përfshiu një raport të vendit për Shqipërinë. Në lidhje me kriteret ekonomike për anëtarësimin në BE, raporti ka vënë në dukje se Shqipëria ka bërë disa përparime, por është e përgatitur mesatarisht në zhvillimin e një ekonomie funksionale tregu. Shqipëria ka bërë gjithashtu disa përparime dhe ka një nivel përgatitje në aspektin e kapaciteteve për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE.

PBB-ja reale e Shqipërisë u rrit me 3.4% për të katërtin tremujor më 2017, në krahasim me 3.6% në të tretin. Rritja vjetore e PBB-së arriti në 3.8% 2017, nga 3.4% në vitin paraprak dhe kjo ishte norma më e lartë e rritjes që nga viti 2008.

Shpenzimet e familjeve u rritën me një normë të qëndrueshme (3.1%), disi më ngadalë se në tremujorin e mëparshëm (3.6%). RritjA erdhi ne përputhje me rritjen e punësimit dhe rritjen e pagave në administratën publike në pranverë. Konsumi i qeverisë u zgjerua fuqimisht në gjysmën e parë të vitit 2017.

Në tremujorin e katërt të 2017, punësimi u rrit 3.4% për grupmoshën 15-64-vjeçare. Norma e papunësisë ra me 0.9 pikë përqindje, duke shkuar në 13.6%, më i ulëti që nga tremujori i parë i vitit 2012. Papunësia tek të rinjtë mbetet shumë e lartë, megjithëse ka qenë në rënie nga kulmi i saj në vitin 2015.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse të Shqipërisë u ngushtua për të tretin viti radhazi në 2017 në 6.9%, nga 7.6% në vitin 2016.

Kredia për sektorin privat u rrit 3.2% në vit në tremujorin e katërt të vitit 2017. Rritja e kredisë për individë ishte 6.9% dhe për bizneset 1.5%./monitor/

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172