Real Madrid është ende në kërkim të një sulmuesi. Julen Lopetegui dëshiron një sulmues që të konkurrojë me Karim Benzemën në mënyrë që lojtarët të japin maksimumin për të fituar pozicionin e titullarit.
Sergio Ramos zbulon listën e kandidatëve që menaxhon bordi i “Los Blancos”. Me kërkesë të trajnerit lojtari i preferuar për tu transferuar në “Bernabeu” është Rodrigo Moreno.
Sulmuesi spanjoll simpatizohet edhe nga presidenti Florentino Perez por e vetmja pengesë është akordi mes Realit dhe Valencias që zotëron kartonin e 27-vjeçarit.