INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Vettingu as për mua, as për Lu-në e as për Llallën

Rama: Vettingu as për mua, as për Lu-në e as për Llallën

Publikuar më: 13:46 06-02-2017

Edi Rama:
“Vettingu nuk është as për mua as për ambasadorin amerikan, as për prokurorin e përgjithshëm”.
Ky ka qënë komenti i parë indirekt i Kryeministrit Edi Rama pas përplasjes publike mes Kryeprokurority Adriatik Llala dhe Ambasadorit të SHBA Donald Lu. Numri një i qeverisë tha se reforma në drejtësi, do t’i vijë në ndihmë më shumë qytetarëve shqiptar.
Edi Rama:
“Edhe reforma në drejtësi nuk është për ne, është për ju. Drejtësia e re nuk na duhet thjesht për disa pushtetarë të korruptuar që duhet të marrin ndëshkim, por na duhet për çdo qytetar që tek dera e gjykatës duhet të marë drejtësinë që i takon dhe jo të hajë çekiçin kokës se nuk kishte para të paguante drejtësinë dhe dikush tjetër ia bleu.
Është një reformë thelbësore që kalon përmes Vettingut. Vettingu nuk është as për mua as për ambasadorin amerikan, as për prokurorin e përgjithshëm, as për dikë tjetër, është për njerëzit e zakonshëm që më në fund të çlirohen nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që i morën frymën këtij populli për 25 vjet”.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994