INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ultimatum drejtorëve të AKU. Ikni vetë

Rama ultimatum drejtorëve të AKU. Ikni vetë

Publikuar më: 13:38 09-10-2017

Kryeministri Edi Rama i rikthehet ultimatumit për largimet e punonjësve të administratës. Pas mjekëve dhe hipotekave tashmë janë drejtuesit e AKU të cilët janë vënë në shënjestër të kryeministrit.
Edi Rama:
“Drejtorët e AKU që u emëruan politikisht të ikin vetë. AKU është një vatër e mbushur me korrupsion. Vatër ku gjobvënia për qëllime korruptive është standard. Ju e dini shumë mirë për çfarë po flas. Mes jush ka protagonistë të këtij korrupsioni.”
Duke e konsideruar AKU si një problem kombëtar kryeministri i vendit bëri një analizë të problematikave që ka ky institucion, jetik për jetën dhe sigurinë ushqimore të qytetarëve.
Edi Rama:
“AKU një problem kombëtar. Një institucion që vë gjoba, i nxin jetën sipërmarrjes, terrorizon dyqane e tregtarë të vegjël dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet. AKU nuk do të shkelë më nëpër doganat e Shqipërisë. Është tërësisht e panevojshme. Kjo histori do të marrë fund.”
AKU, tashmë me një drejtues të ri, i cili sipas kryeministrit rama është në provë përgjatë 100 ditëve të para, do ketë detyra të qartë përgjatë kësaj periudhe.
Edi Rama:
“AKU vatër e mbushur me korrupsion, një vatër ku gjobvënia për qëllime korruptive është standard. Për gjakun e therur në rrugë shkon në burg, këtu thertoret janë si dyqanet, të mbyllën të gjitha thertoret që therin në rrugë, ky është plani prioritar në këto 100 ditë dhe ndalimi i gjobave për sipërmarrësit dhe për njerëzit që tregtojnë normalisht është detyrim i këtyre 100 ditëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0041160583496094