INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Tragjedia e Genova-s i theu zemrën Shqipërisë

Rama: Tragjedia e Genova-s i theu zemrën Shqipërisë

Publikuar më: 15:46 15-08-2018

Kryeministri Rama ka reaguar pas tragjedisë në Genova, ku shembja e urës, që regjistroi 39 viktima, mes të cilëve dy të rinj shqiptarë. Rama ka zgjedhur që tu shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave përmes një postimi në gjuhën në italiane. “Tragjedia në Genova ka copëtuar zemrat e shqiptarëve”- shkruan Rama në mesazhin e tij postuar në Twitter. Ai thekson se po ndjek me ankth orë pas ore bilancin shkatërrues të jetëve të humbura. “Nën rrënoja ishin edhe dy shqiptarë rezidentë në Itali, por për ne të gjithë ishin vëllezër e motra”- shkruan Rama.

rama_per_viktimat.jpg

Edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet për viktimat shqiptare të tragjedisë së Genova. “Lajm i dhimbshëm humbja e jetës së dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina në tragjedinë e Genova. Në këto momente të trishtuara u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre. Ambasada shqiptare në Itali është në gatishmëri të plotë dhe u ofron mbështetjen dhe ndihmën e shtetit shqiptar familjarëve në këtë çast të rëndë për ta”,shkruan në Facebook ministri Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0022039413452148