INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama të lëshoi? Saimir Tahiri tregon arsyen pse heshti gjatë 1 viti: Nuk e dua partinë...

Rama të lëshoi? Saimir Tahiri tregon arsyen pse heshti gjatë 1 viti: Nuk e dua partinë...

Publikuar më: 22:32 01-11-2018

Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, deklaroi mbrëjen e sotme arsyen pse ka heshtur në lidhje me akuzat e ngritura kundrejt tij si i përfshirë në trafikun e drogës.

Tahiri tha në studion e emisionit ‘Opinion’, kam qenë unë i vetmi që kam heshtur, por që e kanë bërë të gjithë para meje, por ai tha se e ka bërë këtë pasi nuk donte të përfitonte nga pushteti që kishte për shkak të detyrë që ka mbajtur.

Tahiri: Ju e mbani mend se si ka filluar në studion tuaj 1 vit më parë. Po flas për hetimet. Ka filluar më shumë se një vit më parë. Gjatë kësaj kohe shumë ujë ka rrjedhur, unë kam qenë në mënyrë konstante në vëmendjen e atyre që sa herë të përmendej një punë krimi emri im ishte aty. I vetmi që ka heshtur kam qenë unë, por ka heshtur pasi nuk doja të përfitoja nga pushteti që kisha për shkak të detyrës që kam patur.

Rama të lëshoi, partia ju përjashtoi dhe lundruat i vetëm?

“As më ngroh, as më ftoh, termi që partia ju lëshoi, as nuk e dua partinë për të vërtetën time, mbase juve ju duket si batutë në emisione.Unë do preferoja më shumë dënimin se sa lirinë me kusht prej partisë.

Thuhet se keni lëshuar mesazhe të koduara për të trembur kryeministrin?

Kush tha? Ju këtu keni thënë? Kam pritur një vit për të bërë një përmbledhje të shkurtër për të një përfundim dhe të mos flisja me fjalët e mia se s’do mjaftonin për t’ju shpjeguar njerëzve. Dhe kam në dorë vendimin e prokurorisë së antimafias italiane."

 

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926